/Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas akuzave të opozitës për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj,Enverista…

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas akuzave të opozitës për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj,Enverista…

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas akuzave të opozitës për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Duke i cilësuar këto akuza si enveriste, Ngjela thotë se edhe Presidenti i Amerikës Klinton e kishte në burg vëllain për drogë dhe jo vetëm kaq, por e fali vëllanë me dekret.

Postimi i plotë i Ngjelës

Më kanë kërkuar shembull ndërkombëtar për çështjen Xhafaj…

Po ju jap shembullin që posa e shkrova në komentet e statusit.

Po si flisni kështu? Ku është rast ky për amerikanët. Nga Enver Hoxha do mësojnë shqiptarët akoma?

Presidenti Klinton ishte President i Amerikës dhe e kishte vëllain për drogë në burg. Nga komunizmi do mësoni ju ende?

Dhe jo vetëm kaq… Por Klintoni e fali vëllanë me dekret…

Ja ky është morali politik. Demokracia njeh vetëm zbatimin e ligjit.

Këtu duhet të qëndrojmë edhe ne… kurrë mos prisni nga moral i amerikan t’ju mbështesë për këtë psikologji enveriste…(TemA)