/Avokati nxjerr emrat: SHBA po iu kërcet në derë këtyre politikanëve shqiptarë

Avokati nxjerr emrat: SHBA po iu kërcet në derë këtyre politikanëve shqiptarë

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka paralajmëruar fundin e hldhur të të gjithë politikanëve të korr.uptuar shqiptarë, që nga kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri Sali Berisha, Presidenti Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulzim Basha. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se politika e re amerikane po iu kërcet në derë të gjithë këtyre politikanëve shqiptarë, si dhe politikanëve grekë që mbajnë peng çamët.

Sipas tij, politika antlshqiptare dhe qarqet e eks.tremit grek kërkojnë Iuftë, por asgjë nuk do të ndodhë në të vërtetë, pasi me ndihmën e amerikanëve dhe gjermanëve Shqipëria etnike do të bashkohet dhe të kor.uptuarit, të shiturit shqiptarë në Shqipëri e Kosovë do të flaken tutje.

Postimi i plotë i Spartak Ngjelës:

Ja kontradiktat e brendshme të gjendjes aktuale në Shqipëri. Koha po ecën drejt kthjellimit të vetëdijes së re kombëtare shqiptare, kurse korr.upsioni i lartë shtetëror edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë, po kërkon ndihmë nga antlshqlptarizmi.

Vetingu po vijon për gjyqtarët dhe prokurorët. Këta kanë qenë gjëma e re kombëtare në 25 vjetët e fundit. Presidenti po kërkon të fshehë veten dhe gjënë e fituar me paratë e shtetit, dhe kërkon ndihmë ndërkombëtarisht nga antlshqiptarët. Kryeministri Rama ka shpresë të shkatërrojë reformën në drejtësi me zvarritje, me moton: prano, por mos zbato asgjë!

Basha ka shpresë te frika e Ramës dhe mendon se në zvarritje do të mbijetojnë të gjithë të korr.uptuarit. Basha thotë: “le të ecë koha në këtë situatë të ngrirë dhe ne të bëjmë sikur grindemi me njëri-tjetrin e den.oncojmë, se populli nuk ka të hajë, por ne kemi boll”.

Saliu është i trembur se e di forcën perëndimore të ligjit, dhe e di edhe interesin perëndimor për botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Saliu e di mirë këtë, se ka Iuftuar kundër këtij interesi që nga viti 1992, bashkë me Beogradin.

Fqinjët janë të trembur për territoret e pushtuara, por nuk kanë fuqi që të bashkohen. Më të shqetësuar duken qarqet e eks..tremit grek, sepse po iu kërcet në derë politika e re amerikane për shqiptarët e Greqisë dhe çështjen çame. Prandaj kërc.ënojnë, por kanë frikë nga Amerika dhe nga Turqia, por edhe për faktin që i kanë Gjermanisë 350 miliardë Euro borxh.

Grekët e fantaksur nga marrëzia duan luftë me Shqipërinë, por edhe Turqia do luftë me Greqinë për ishujt që i ka pushtuar Greqia pas rënies së Perandorisë Osmane. Dhe këtu ngec gjithçka. Këtu është e garantuar gjithçka për Shqipërinë se, vërtet ende nuk e ka mbrojtje të sajën, por ka Uashingtonin dhe armiqësinë turko-greke në favor. Si në vitin 1997 kur kryeministria turke, Çiller, iu tha grekëve: “edhe një këmbë ushtari në Shqipëri, unë vij në Athinë”.

Kurse, duke mos e parë fare këtë fakt real politik, korr.upsioni kryeministror shqiptar kërkon Iuftë. Jo, asgjë nuk do të ndodhë, koha garanton Shqipërinë etnike si bashkim, dhe flakjen tejë të të korruptuarve, të shiturit shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë.

Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve do të vijojë, njohja absolute e Kosovës do të vijë, riafirmimi i shumicës shqiptare në Maqedoni do të bëhet shumë shpejt, dhe fillimi i procesit të çështjes shqiptare të Çamërisë do të fillojë ndërkombëtarisht në favor të shqiptarëve. Por ja, edhe diçka: A e dini se sa është popullsia e Shqipërisë në Ballkan? Bashkë me 9 milionë shqiptarë që janë në Turqi, në Ballkan jetojnë 20 milionë shqiptarë.

Pse, nuk e di politika amerikane këtë fakt për aleatin e vet kryesor që ka në botë: shqiptarët? Sigurisht që e di, dhe natyrshëm që këtë politikë ka: të dominojë Ballkanin Perëndimor me aleatin e vet.

Po politika gjermane, a e di këtë fakt? Sigurisht që e di. Dhe, ende mendojnë të korr.uptuarit e lartë në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni, se mund të kenë shpresë?

Jo. Politika është interes, dhe interesi i politikës së madhe perëndimore, tani, pas 200 vjetësh, është me shqiptarët. Kjo është politika globale e kësaj kohe: ndreqja e gabimeve historike kundrejt shqiptarëve dhe riafirmimi normal i Arbërisë.