/“Astiri”/ Erdhën nga Frashëri, tre vëllezërit rrezlkojnë të mbeten në rrugë. Lot dhe zhgënjim

“Astiri”/ Erdhën nga Frashëri, tre vëllezërit rrezlkojnë të mbeten në rrugë. Lot dhe zhgënjim

Një nga gjërat më të çmuara që shqiptarët e kanë ruajtur në breza është vëllazëria. Shembulli më i mirë i një familje të bashkuar është familja Skënderi, rastin e së cilës e solli emisioni “BOOM”.

Tre vëllezër kanë investuar në tre kate të kësaj banese dhe kanë marrë nga Frashëri i Përmetit dy prindërit e tyre për të jetuar të gjithë së bashku në zonën e Unazës së Re.

Elton Skënderi: Vimë nga Frashëri i Përmetit.Kemi ardhur këtu që në vitin 1996 -1997 .E blemë tokën dhe filluam të ndërtonim shtëpinë.Nga Frashëri ikëm se atje u shkatërrua spitali, shkolla, rrugët e çdo gjë. Këtu kam hedhur tërë mundin dhe tërë djersën, jo vetëm çfarë kam punuar unë, por edhe puna e prindërve.

E ëma e vëllezërve Frashëri: Atë që kishim e derdhëm në këtë shtëpi. Unë i mblidhja lekët çika -çikë e ja u dërgoja fëmijëve këtu. Njëherë bënin një qoshe, një herë një qoshe.Shit një çikë gjizë, shit çikë gjalpë, mblidh dy lulka andej dhe dërgojua fëmijëve këtu. Këta i kanë bërë po bark thatë i kanë bërë këto shtëpi.Unë këtu do bëj varrin tim, këtu të më va.rrosln që të kem djersën që më ka derdhur fëmija dhe djersën time.

Gazetarja: E menduat ndonjëherë kur ndërtuat këtu se mund të vinte kjo ditë?

Vëllai tjetër: Jo kështu jo, ne jemi shmangur, se këtu janë prishur dy herë kjo është e treta. Njëherë na prishën avllinë, pastaj thanë do ikni dhe kaq se do bëhet kjo, në rregull, pastaj na tha edhe Enveri të ngjallet shtëpitë tuaja nuk prishen.(Qan)Mua djali më ka detyruar të vij se e kam të sëmurë, se unë punoj në të zezë, kam 20 e ca vjet, kur del, kur nuk del…Po v.des këtu dhe të më marrë ai mua dil nga kjo shtëpi.Unë nga këtu nuk dal, kur mos ti kem fëmijët, aty le të vdes, se nuk kam ku shkoj. Jam 62 vjeç sot.Po bëj 20 e ca vjet vetëm hidh lekë që i bënim pak e nga pak, se nuk kishim.

Sikundër rasti i familjes Nuro të sjellë nga BOOM, edhe familja Skënderi është skualifikuar nga ALUIZNI.

“I futëm.Dhe i paguanim, jo do bëhen sot jo nesër.Na mashtronin.Cfarë na thoshin, vinim i paguanim të tëra. Një kat ishte, na i bënë të tre katet pastaj, paguanim nga 48 mijë lekë, llogarite tre kate”.

/Ora News