/Askush s’e dinte: Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’ paska luajtur në filmin e vjetër shqiptar

Askush s’e dinte: Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’ paska luajtur në filmin e vjetër shqiptar

Sot ajo është një ndër figurat më të dashura të ekranit, e cila shoqëron çdo pasdite shikuesit me emisionin e saj “Ftesë në pesë” në Top Channel.

Mirëpo, askush nuk e dinte se Bieta Sulon e kemi parë shumë më herët në ekran, kur ajo ishte në moshë fare të vogël.

Për “Tirana Post”, Bieta ka konfirmuar se ka luajtur në filmin e njohur shqiptar “Djali elastik”, ku ishte në rolin e motrës 5-vjeçare të aktorit kryesor.

“Jam unë 5-vjeç. Madje kam pasur edhe oferta të tjera pas këtij filmi, por s’më lanë prindërit se ishte lodhje për një fëmijë”.- ka treguar moderatorja.