Arratisje spektakolare nga dritarja e qelisë (FOTO)


Një 25-vjeçar është arratisur nga burgu, në një mënyrë spektakolare, në Izberbash në Republikën e Dagestanit.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur i riu, i dënuar për vjedhje, kalon nga dritarja e qelisë, që shërben për marrjen e ushqimeve Rojet e sigurisë e kishin harruar dritaren të hapur dhe 25-vjeçari përfitoi nga fiziku i tij i dobët për të dalë nga qelia.
Tashmë autoritetet janë vënë në kërkim të tij.