Arkeologet bejne zbulimin e shekullit,gjejne nje thesar qe vlera e tij eshte marramendëse…


Një thesar me 2000 monedha ari dhe argjendi është gjetur në shtratin e lumit Danub në Hungari.

Zbulimi u bë këtë javë në qytetin Erd, në jug të Budapestit.

“Janë gjetur rreth 2.000 monedha, armë, shtiza dhe shpata,”-tha Katalin Kovacs, arkeolog me Ferenczy Museum Center.

Thesari u gjend midis rrënojave të një anije tregtare. Arkeologët po punojnë për të zbuluar origjinën e saj.

Një tjetër arkeologë , Balazs Nagy pohoi se monedhat janë 90% të huaja dhe datojnë nga viti 1630 deri në 1743.