Ariu polar tenton të hyjë në nëndetëse, i nxitur nga kurioziteti vendos hundën te kamera


Një ari polar është treguar shumë kureshtar për të ditur se çfarë fshihej brenda objektit gjigant që kishte ndaluar në ishullin verior të Norvegjisë. Duke qenë i uritur, ai ka dashur të shkojë edhe më afër nëndetëses e cila ka pasur të instaluar nga jashtë edhe kamerën e saj.

Në bordin e anijes ku ishte dhe nëndetësja, ishin 120 vetë që plot kureshtje ndiqnin lëvizjet e ariut polar. Njëri prej tyre ka dalë edhe jashtë anijes për ta afruar edhe më shumë, por ai është fr ikësuar dhe ka vendosur të largohej përfundimisht.

Sipas “Dailymail” Delta IV ka qenë në veri të ishujve norvegjezë, ku ekuipazhi i saj vendosi të dilte në sipërfaqe. Fotot e marra nga lartë bordit të anijes tregojnë ariun e vetmuar, i ulur pranë nëndetëses duke kërkuar diçka për të ngrënë duke u përkulur gjithmonë e mës shumë.

Ariu polar ka qenë tejet miqësor. Ai nuk e ka su lmuar burrin i cili doli nga ekuipazhi për ta afruar më shumë në drejtim të tyre.