“Arena Kombëtare”/Mbulohet 80% e stadiumit, ja kur përfundon (Video)


Arena Kombëtare është drejt përfundimit, edhe pse në javët e fundit është vënë në pikëpyetje nëse do të mbarojë brenda afateve apo jo, me FSHF-në që ka akuzuar shtetin se po bëhet pengesë për disa fonde. Gjithsesi, puna vijon me intensitet dhe gjërat janë duke shkuar mirë deri më tani, duke pasur mundësinë që dhe ngërçi që është hapur të zgjidhet. Siç dihej, prej pak kohësh ka nisur dhe mbulimi i stadiumit dhe tashmë gjithçka është në përfundim.

Stadiumi është mbuluar në masën 80% siç shihet edhe në video. Me këtë ritëm dhe nëse do të zgjidhet problemi i fondit prej 2 milionë eurosh që duhet të lirohet nga Ministria e Financave, gjasat janë që në fillimin e vitit të ardhshëm kryeqytetit të ketë impiantin e saj gati për të pritur si Kombëtaren ashtu edhe skuadrat shqiptare, shkruan “SportEkspres”. Afati kohor i përfundimit nuk besohet se do të shkojë më shumë se gjashtë muaj.