Ardit Gjebrea qau kur dëgjoi këngën e Flori Mumajesit, tregon se iu kujtua dita më e dhlmbshme e jetës së tij


Flori Mumajesi bëri një rikthim të fuqishëm në “Këngën Magjike” me këngën “PIas”. Në një intervistë për Thumb ka folur edhe Ardit Gjebrea për këtë këngë.

“Shkoj në studion e Florit, sepse ai më tha kam vendosur të marrë pjesë tek “Kënga Magjik” por jam i pavendosur me cilën këngë të marrë pjesë. Ato ditë ishin ditët e fundit të jetës së mamasë time dhe kur dëgjova “s’kemi me u pa më bashkë”, fillova tëqaj. Flori pasi pa reagimin tim shtangu dhe tha vërtetë ka këtë reagim? Kur i tregova atë që po përjetoja ai më tha: me këtë këngë do të marr pjesë në festival!”

Të njëjtën ndjesi që kënga e Florit na ka bërë të përjetojmë të gjithëve, duket se Arditi ka qenë i pari që e ka përjetuar.