Ardit Gjebrea gati për të ndërprerë emisionin:Po turpërohemi! [FOTO]


Moderatorit të “E diela shqiptare” i ndodhi një problem ditën e sotme gjatë transmetimit live, pasi një prej monitorëve në studio kishte një problem me audion.

Pas performancës së një 16-vjeçare në kategorinë “New Artist”, dëgjimi i vendimit të jurisë hasi si pengesë mungesën e audios në monitorin e studios. Gjebrea i bëri thirrje teknikës që të kthente audion, pasi në këtë mënyrë nuk mund të vazhdonin.

“Nuk dëgjojmë opinionin e jurisë dhe nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet të zgjidhet problemi, se është e katërta javë që po turpërohemi. Nëse teknika nuk do të na përgjigjet, do të gjejmë zgjidhje”, tha Ardit Gjerbrea.