Arbana Osmani ja si dukej nuse me fustanin e bardh


Arbana Osmani është një nga moderatoret më të dashura të publikut shqiptar, por kur vjen puna tek familja dhe jeta private ajo është kujdesur që detajet më të rëndësishme të jetës t’i mbajë larg syrit të medias.

Edhe pse publiku është kurioz, Arbana ka dashur që për bashkëshortin të mos flasë shumë dhe dhe as djalit nuk i tregon fytyrën në fotot që poston.

Arbana nuk ka bërë ceremoni martesore, ose të paktën nuk është bërë publike, por ajo është veshur nuse për Geraldina Sposa para 6 vitesh. Edhe pse i mungonte shoqëruesi i zemrës, Arbana shkëlqente si gjithnjë.