/Albi Nako dhe Alba Hoxha kapen mat në plazh (Foto)

Albi Nako dhe Alba Hoxha kapen mat në plazh (Foto)

Prej së paku një muaj në mediat rozë përflitet se koreografi i njohur Albi Nako, është përfshirë në një lidhje dashurie.

Pas divorcit nga Klaudia Pepa, duket se Albi i ka hedhur sytë tek një tjetër balerinë.

Bëhet fjalë për Alba Hoxhën, e cila krahas baletit, njihet edhe si “vajza e motit”.

Ndonëse Albi e ka mohuar një lidhje të tillë, “Joq”, ka publikuar foto ku ai dhe Alba, shihen në plazh pranë njeri tjetrit.

Megjithatë prej tyre nuk ka ende një konfirmim, por pushuesit që kanë realizuar fotot, duket se kanë parë diçka më shumë.