/Albi e shkarkoi nga puna me një sms, Graciano i zbulon sekretin e ndarjes nga Klaudia Pepa

Albi e shkarkoi nga puna me një sms, Graciano i zbulon sekretin e ndarjes nga Klaudia Pepa

Balerini Graciano Tagani ka qenë fokusi i mediave online. Deklarata e tij për koreografin Albi Nako ishte një lajm që bëri bujë të madhe nëpër portale. Ai u shpreh se Nako e kishte hequr nga puna vetëm me një mesazh duke mos i dhënë asnjë sqarim.

Por nuk ishte vetëm kaq. Në një intervistë për Thumb Graciano u shpreh se ai është një mosmirënjohës dhe se ka menduar se mes tyre ekzistonte një miqësi por nuk rezultoi e tillë. Graciano i pyetur nga Fatma ka treguar se si ka arritur ta mbante mirë marrëdhënien me Albi Nakon dhe Klaudia Pepan kur ata ishin në prg të ndarjes.

“Unë jam ndarë 800 herë në jetën time, por kur janë ndarë ata zëre se jam ndarë unë. Nuk di, njëri më merrte në telefon, tjetri për tu takuar. Do te sqaronin muhabete por secili ka muhabetet e veta. Unë nuk kisha si të ndërhyja sepse isha miku i të dyve. Shpirti im e di se çfarë ka hequr.”- tha Graciano.

Balerini u shpreh se Klaudia vazhdon të ketë raportë të shkëlqyera dhe është një ndër mikeshat e tij më të mira.