Ajo ngjan kaq e freskët, por a e dini sa vjeçe bëri dje Arbana Osmani?


E djeshmja mesa duket ka qenë dita e ditëlindjes së VIP-ave. Sokol Balla festoi 45-vjetorin e lindjes.

Ama edhe një tjetër personazh shumë i dashur për ekranin shqiptar ka festuar dje ditën e lindjes, shkruan ShkodraNews.

Po flasim për Arbana Osmanin. Moderatorja e njohur e disa spektakleve në Top Channel ka lindur më 7 maj 1983. Pra Arbana ka festuar 35-vjetorin e lindjes.

Paçka vitet ikin, Arbana vijon të jetë shumë e freskët dhe në formë.

Moderatorja aktualisht po drejton emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, i cili shfaqet çdo të shtunë në ekranin e Top Channel.