Ai eshte nje nga kengetaret me te dashur te publikut, Ermal Fejzullahu prezanton motrën identike


Këngëtari i njohur i hiteve “Për një dashuri”, “Valle kosovare” etj, Ermal Fejzullahu, është një ndër personazhet më të njohur në trevat shqiptare, i cili ndiqet nga një numër i madh fansash në Instagram.

Së fundmi, ai ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një postim të veçantë në profilin e tij, ku ka prezantuar të motrën, Bulëzën, e cila prej vitesh jeton larg këngëtarit.

“Një motër është një dhuratë për zemrën, një mike e shpirtit dhe një fije e artë për kuptimin e jetës. Shihemi prap së shpejti motër.”- ka shkruar këngëtari krahas fotos ku vihet re ngjashmëria e madhe e të dyve, gjë të cilën ja kanë vënë në pah edhe ndjekësit në komente.