Agron Llakaj rikthehet pas shumë vitesh në Top Channel. Ja surpriza që ndodhi (Foto)


Ai konsiderohet si një nga aktorët më të mirë të humorit. Pas shumë vitesh në krye të Portokalli, Agron Llakaj është rikthyer në Top Channel, por kësaj here për të qenë pjesë e programit “Dua të të bëj të lumtur”.

Ai ishte ftuar nga moderatorja, Arbana Osmani për të surprizuar Nailen, por Arbana kishte përgatitur një kundër surprizë për Agronin. Surpriza për të ishte mbesa e tij, Adea, e cila kishte disa kërkesa për gjyshin e saj. Para disa muajve Agron Llakaj është bërë sërish gjysh dhe për këtë arsye Adea kishte filluar të bëhej xheloze.

Sipas saj gjyshi i kushtonte më shumë vëmendje nipit, Teos dhe se ajo ndihej e mënjanuar. Agroni i emocionuar dhe i përlotur iu drejtua mbesës së tij me këto fjalë:

“Gjyshi e do shumë Teon, vëllanë tënd dhe fëmijët e tjerë që do vijnë pas tij, por ti je motivi i jetës sime. Mëso ta ndash botën me të tjerë sepse kështu do të jetë akoma edhe më e bukur!”

Adea u shpreh se idhulli i saj është gjyshi dhe të gjithë duhet dinë se ajo është mbesa e aktorit të madh, Agron Llakaj.