Adelina Tahiri prezanton vajzën e bashkëshortit nga martesa e parë (FOTO)


Përpos faktit që është më i vjetër në moshë, partneri i Adelina Tahirit, Serjoza Markov është përfolur edhe për martesën e parë, nga e cila ka një vajzë.

Në profilin zyrtar të vogëlushit Jon në Instagram, që besojmë se e menaxhon vetë Adelina, sot është publikuar një foto e motrës së Jonit.

Jana Markova është vajza e bashkëshortit të Adelinës, e cila me sa duket paska marrëdhënie të mira me familjen e re të të atit.

Ajo ka pozuar duke mbajtur në krahë të voglin Jon, i cili duket mjaft fotozhenik për kamerën.

Para martesës më këngëtaren shqiptare, Serjoza ka qenë edhe më parë i martuar.
Në një intervistë kohë më parë, Adelina ka treguar për raportet e mira që ka me vajzën 20-vjeçare të bashkëshortit.

“Burri im i ka gjitha të drejtat për vajzën e vet. Si çdo prind për vajzën e vet duhet ta dojë më së shumti në botë dhe unë jam iniciatore që kudo që shkojmë t’i blejmë dhurata, kemi respekt dhe marrëdhënie solide”, është shprehur Adelina.