/“A do të shkarkohet Meta”?! Juristi dhe deputeti Manja zbulon se çfarë do të ndodhë

“A do të shkarkohet Meta”?! Juristi dhe deputeti Manja zbulon se çfarë do të ndodhë

Ulsi Manja deklaron se në muajin mars të vitit 2019 Shqipëria do ketë në funksionim Gjykatën Kushtetuese. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike, dhe të Drejtat e Njeriut, deklaroi se edhe përpIasja institucionale mes presidentit dhe qeverisë ka ardhur nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë Manja u tregua shumë entuziast se ky ngërç juridik do kalohet brenda 5 muajve, rrjedhimisht funksionimi i saj do sjellë edhe normalitet për shumë çështje. Lidhur me përpIasjen mes presidentit Meta dhe mazhorancës, Manja tha se presidenti po devijon nga kushtetuta sepse ai nuk ka dhënë arsyet se përse nuk e ka deklaruar kandidatin për kryeministër.

Megjithatë Manja shtoi se mazhoranca nuk ka nisur procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit. Lidhur me figurën e Sandër Lleshajt, numri një i komisionit parlamentar të Ligjeve tha se përveç pastërtisë dhe integritetit Lleshaj është i ceritifikuar për sigurinë me gradën “top cosmic” nga NATO që do të thotë që të gjitha informacionet dhe vendimet e rëndësishme të Alencës i bëhen share dhe informohet edhe Lleshaj. Prandaj nuk ka vend për të diskutuar figurën në tërësi të kandiatit për ministër që tashmë është zëvendësministër i Brendshëm.

Ja si e shpjegon Ulsi Manja, procedurën që do ndiqet për të bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese.

”Unë sonte për këtë kam ardhur. Kam ardhur që duke bashkëbiseduar me ju të sqarojmë opinionin publik, çfarë po ndodh me reformën në sistemin e drejtësisë. Sepse dhe këto që po ndodhin me atë janë të lidhura. Konsolidimi i zbatimit të reformës në drejtësi trazon politikën. E gjithë arkitektura e institucioneve të reja të drejtësisë është e ndërtuar në formë kaskate.

Çelësi kryesor është vetingu dhe nga vetingu të tjerat. Gjykata kushteuese është e ndërvarur me ngritjen dhe funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që është një organ kushtetues i zgjedhur me short me mandat një vjeçar. Çdo vit nga data 15 nëntor deri në 5 dhjetor , fillimisht ka detyrimin kushteteues për të hedhur shortin e kandidatëve për në KED. Përbërja është gjyqtarë dhe prokurorë sipas niveleve. Gjyqtarë nga Gjykata e Lartë, nga Gjykata e Apelit dhe nga gjykatat e shkallës së parë. Po ashtu dhe prokurorët, nga Prokuroria e Përgjithshme, prokuroria e apelit dhe shkalla e parë. Janë 9 gjyqtarë dhe prokurorë të shortuar që përbëjnë trupën e KED.

KED bën emërimin e kandidatëve për gjykatë kushtetuese dhe inspektorin e lartë të drejtësisë. Para se të bëjë këtë, KED duhet të kalojë procesin e vettingut. Sot ky këshill nuk funksionon. Shumica dërrmuese e kandidatëve mbeten në filtrin e vettingut. Gjasat janë që shorti që do hidhet në dhjetor të sjellë një KED ku shumica dërmuese e anëtarëve të kësaj trupe do jenë me vetting. KED mblidhet, miraton manualin e funksionimit të institucionit, manualin e pikëzimit të kandidatëve. Kur presidenti heq dorë nga hedhja e shortit, kushtetuta ja kalon këtë detyrë Kuvendit. Ka mekanizëm zhbllokimi. Ne shumë shpejt do kemi gjykatë kushtetuese.

Brenda tre mujorit të parë të vitit 2019 ne do kemi Gjykatë kushtetuese. Në mars besoj gjithçka do jetë e zgjidhur. Në vitin 2019 organet e drejtësisë do jenë duke marrë frymë lirisht. Besoj se dop jenë të ngritura edhe SPAK, BKH dhe natyrisht do kemi edhe zgjedhjen e prokurorit të Përgjithshme të përhershëm”.