/Amarda ‘i’a pIas në sy’ Ermalit: Ja pse nuk mbaj mbiemrin tënd

Amarda ‘i’a pIas në sy’ Ermalit: Ja pse nuk mbaj mbiemrin tënd

Mbrëmjen e kaluar e ftuara speciale në ‘Xing me Ermalin’ ishte bashkëshortja e tij, Amarda Toska. Ashtu si të ftuarit e tjerë, Ermali ka përgatitur një intervistë për të pavarësisht se pyetjet ishin pak ‘qesharake’ dhe të veçanta në të njëjtën kohë. Fillimisht ai e pyeti në lidhje me mbiemrin, pasi siç e dimë, Amarda vazhdon të mbajë mbiemrin e saj.

Ajo u përgjigj duke thënë se martesa ka ardhur në një moment të jetës kur karriera e saj tashmë ishte e ndërtuar dhe kishte krijuar identitetin e saj, si dhe ishte një temë që kishte rënë dakord me partnerin e saj.

Më pas, ai e pyeti se si ndihej të ishte martuar me një person shumë të famshëm dhe simpatik, ndërsa Amarda i tha se ishte martuar me një person që e dashuronte.

Pyetja e fundit në lidhje me martesën ishte: “Si është burri jot në sh trat?”, por ajo e anashkaloi këtë pyetje dhe të gjithë filluan të qeshnin, bashkë me Ermalin.