7 vite pa u parë, Ardit Gjebrea bashkon babë e bijë në Kënga Magjike


U mbajt mbremjen e djeshme në Pallatin e Koncerteve nata e dytë e edicionit të 20 të Kënga Magjike. “Ka një mesazh për ty” nuk ka munguar as në festival dhe sot Ardit Gjebrea ka surprizuar një familje.

Një person nga publiku tregoi se e bija jeton larg dhe nuk e ka parë prej 7 vitesh. Ai nuk e dinte që Arditi ja kishte sjellë të bijën, Persida, në Tiranë.

Familja u takua mes emocionesh dhe u prezantuan me nipin e familjes.