50 thëniet më inspiruese të të gjitha kohërave:“Ne bëhemi çfarë mendojmë”,


Çdo mendje e ndritur e kohërave ka lënë trashëgiminë personale. Për disa janë veprat, për disa të tjerë aseti më i madh janë thëniet në letër.

Shumë prej tyre janë sfiduese, frymëzuese dhe interesante, optimiste, por vetëm të vërtetat, ato që i rezistojnë brezave janë më të vlefshmet.

1 – Dy rrugë ndaheshin nga një dru, dhe unë zgjodha atë më pak të shkelurën. Kjo bëri diferencën– Robert Frost

2 – Ia atribuoj suksesin këtij veprimi: Nuk pranoj apo bëj justifikime – Florence Nightingale

3 – Kam gabuar në 9000 gjuajtje në karrierën time. Kam humbur 300 ndeshje. 26 herë më është besuar gjuajtja e fundit dhe e kam gabuar. Kam dështuar mijëra herë në jetë. Dhe kjo është arsyeja pse arrita të kem sukses – Michael Jordan

4– Gjëja më e vështirë është vendimi për të vepruar, pjesa tjetër është thjesht këmbëngulje – Amelia Earhart

5– Përcaktimi i qëllimit është fillimi i arritjes – Clement Stone

6 – Jeta nuk është të marrësh dhe të kesh, është të japësh dhe të jesh – Kevin Kruse

7 – Jeta është ajo çka të ndodh ndërkohë që ti je i zënë duke bërë plane të tjera – John Lennon.

8– Ne bëhemi çfarë mendojmë – Earl Nightingale

9 – 20 vjet nga tani ne do të jemi më të zhgënjyer për gjërat që nuk bëmë, se sa nga gjërat që bëmë. Eksploro, ëndërro, zbulo – Mark Tuein

10– Jeta është 10% ajo që më ndodh mua, dhe 90% se si unë reagoj – Charles Suindoll

11 – Mënyra më e zakonshme se si njerëzit i dorëzojnë fuqitë e tyre është se mendojnë se nuk kanë –Alice Walker

12 – Mendja është gjithçka. Çfarë mendon bëhesh – Buda.

13 – Koha më e mirë për të mbjellë një pemë është para 20 vitesh. Koha e dytë më e mirë është tani –Proverbë kineze

14– Një jetë e pakontrolluar nuk ja vlen të jetohet – Sokrati

15– 80% e suksesit është të tregosh që vlen – Woody Allen

16 – Jeta jote është e limituar, kështu që mos e shpenzo duke jetuar jetën e dikujt tjetër – Steve Jobs.

17- Unë nuk jam produkt i rrethanave të mia. Jam produkt i vendimeve të mia –Stephen Covey

18 – Çdo fëmijë është artist. Problemi është si të vazhdosh të mbetesh artist kur rritesh –Picasso

19– Nuk mund ta kalosh kurrë oqeanin nëse s’ke guxim të shohësh mbrapa që bregu nuk duket –Kristofor Kolombi.

20– Kam mësuar që njerëzit do ta harrojnë çfarë the, njerëzit do ta harrojnë çfarë bëre, por njerëzit nuk do ta harrojnë kurrë se si i bëre të ndihen – Maya Angelou.

21 – Ose ti e bën ditën tënde ose dita të drejton ty – Jim Rohn

22– Dy ditët më të rëndësishme në jetën tënde janë kur lind dhe ditën që zbulon pse linde – Mark Tuein

23 – Hakmarrja më e mirë është suksesi masiv – Frank Sinatra

24 – Nëse dëgjon brenda vetes një zë që thotë “nuk mund të pikturosh”, atëherë nuk mund të pikturosh. –Vincent Van Gogh.

25 – Ka vetëm një mënyrë për të shmangur kriticizmin: mos bëj asgjë, mos thuaj asgjë dhe ji thjesht asgjë – Aristoteli.

26 – Kërko dhe do të të jepet, kërko dhe do të gjesh, trokit në dorë dhe do të të hapet – Jezusi

27 – Shko me besim drejt ëndrrave të tua. Jeto jetën që kishe imagjinuar – Henry David Thoreau

28 – Shumë gjëra t’i kap syri, por ndiq ato që të kap zemra – Proverbë indiane

29 – Beso që mundesh dhe je në gjysmë të rrugës – Theodore Roosvelt

30– Mund ta falim një fëmijë që është i frikësuar nga errësira, tragjedi e vërtetë është kur të rriturit kanë frikë nga drita – Platoni

31 – Kur isha 5 vjeç mamaja më thoshte që lumturia ishte kyçi i jetës. Kur shkoja në shkollë, më pyetën se çfarë doja të bëhesha kur të rritesha, shkruajta “të jem i lumtur”. Më thanë që nuk e kuptova pyetjen, dhe i thashë që ata nuk kuptonin jetën – John Lennon.

32 – Kur një derë e lumturisë mbyllet, një tjetër hapet, por shikojmë aq shumë nga dera e mbyllur sa që nuk shohim atë që është hapur për ne – Helen Keller.

33– Çdo gjë ka bukuri, por jo të gjithë kanë sy të shohin. – Konfuci.

34 – Jeta nuk numërohet nga numri i frymëmarrjeve që marrim, por nga momentet kur na është marrë fryma – Maya Angeloi

25 – Nëse të ofrojnë një vend në një anije kozmike, mos pyet çfarë vendi, thjesht hip – Sheryl Sandberg

26 – Mënyra më e mirë për të bërë punë të mirë, është të duash atë që bën – Steve Jobs

27 – Asgjë nuk është e pamundur – Audrey Hepburn

28 – Ndrysho mendimet dhe do të ndryshosh botën – Norman Vincent Peale

29 – Shumica nga ne nuk po jetojnë ëndrrat e tyre pasi po jetojnë frikërat që kanë – Les Brown

30- Nëse do të ngrihesh vetë, mundohu të ngresh dikë tjetër – Booker T. Uashington

31- Limitet jetojnë vetëm në mendjen tonë. Por nëse përdorim imagjinatën, mundësitë tona janë të pafundme – Jamie Paolinetti.

32 – Çfarë janë paratë? Sukses është të ngrihesh në mëngjes dhe të shkosh në darkë në krevat duke menduar se ke bërë çfarë ke dashur – Bob Dylan.

33 – Për të arritur sukses, dëshira për sukses duhet të jetë më e madhe se frika nga dështimi – Bill Cosby

34 – Një person që nuk bën asnjë gabim, nuk provon kurrë asgjë të re – Albert Ajnshtajn

35 – Një person që thotë se nuk mund të bëhet, nuk duhet të ndërpresë personin që po e bën atë –Proverb kineze

36– Nuk është kurrë vonë për të qenë ai që duhet të ishe – George Eliot

38 – Një burrë vërtetë i pasur është ai, fëmijët e të cilit vrapojnë në krahët e tij kur i ka duart bosh. –I panjohur

39 – Nëse doni që fëmijët tuaj t’ia dalin, shpenzoni dyfish kohë me ta – Abigail Van Buren

40 – Ndërto ëndrrat e tua, ose ndonjëri do t’ju përdorë për të ndërtuar ëndrrat e tyre – Farrah Gray

41– Edukimi kushton para. Por të njëjtën gjë bën edhe injoranca – Sir Claus Moser

42 – Kam mësuar se kur dikush e mbledh mendjen, zvogëlohet frika – Rosa Parks

43– Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, për aq kohë sa nuk ndalon – Konfuci

44– Kur shikon tek gjërat që ke në jetë, gjithnjë do të kesh më shumë. Kur shikon tek gjërat që nuk ke në jetë, nuk do të kesh kurrë mjaftueshëm – Oprah Winfrey

45 – Ëndërro shumë dhe guxo të dështosh – Norman Vaughan

46– Bëj atë që mundesh, aty ku je, me çfarë të kesh – Teddy Roosevelt

47 – Nëse bën atë që ke bërë gjithnjë, do marrësh gjithnjë atë që ke marrë – Tony Robbins

48 – Kujto që asnjë nuk mund të bëjë të ndihesh inferior pa miratimin tuaj – Eleanor Roosevelt

49 – Jeta ka qenë, është dhe do të mbetet gjithnjë se si ne e bëjmë atë – Grandma Moses

50 – Kur çdo gjë shkon kundër teje, kujto që avioni gjithmonë ecën kundër erës, jo me të – Henry Ford