35-vjetori i lindjes, Kivanç Tatlitug përfundon në spital


Aktori shumë i dashur për publikun shqiptar, Kivanç Tatlitug, ka mbushur sot plot 35-vjeç. Mirëpo, megjithëse bashkëshortja e tij, Basak Dizer, kishte organizuar një festë ditëlindjeje, aktori nuk e ka festuar siç duhet.

Së bashku me Basak, Kivanç ka shkuar në spital, pasi vjehrri i tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Çifti ka qëndruar gjatë gjithë natës në spital pranë babait të Basak dhe vetëm në mëngjes janë kthyer në shtëpi.