/30 mjekë nga Amerika ‘zbarkojnë’ në Tiranë, 6000 vizita falas

30 mjekë nga Amerika ‘zbarkojnë’ në Tiranë, 6000 vizita falas

Fondacioni MDAID në bashkëpunim me Lions in Sight nga Kalifornia dhe Nevada, Lions Club Internacional, sjellin në Tiranë 30 mjekë nga Amerika të cilët do të kryejnë 6000 vizita falas për sytë.

Këto vizita do të kryhen në disa pika rreth bashkisë së Tiranës, në Zallbastar, Qendra Ashraf në Manëz, Spitali Amerikan 1 dhe 2, Qendra Komunitare ‘Gonxhe Bojaxhi’ Tiranë, dhe ne disa pika te tjera.

Fondacioni është i Mimoza Shulit, e cila përflitet që do kandidojë për të marrë kreun e bashkisë Pogradec.

Pervec vizitave çdo person që ka probleme me shikimin do të pajiset me syze falas. Lions Club Pogradec kontriboi pranë qendrës Ashraf bashkë me Lions Student Tirana Elit.