22 vite të martuar, Adi Krasta publikon FOTO dhe i bën dedikim gruas për përvjetor


Prej vitesh pjesë e ekranit, Adi Krasta është padyshim një nga moderatorë më të pëlqyer për publikun shqiptar. Së shpejti Krasta do të nisë emisionin e tij të ri në ‘News 24’.

Mirëpo, sa i përket jetës private moderatori ka qenë gjithnjë i rezervuar. Adi ka 22 vite i martuar me bashkëshorten e tij, por asnjëherë nuk e ka prezantuar atë për publikun.

Ndërkohë, në një postim në Instagram moderatori i ka bërë një dedikim gruas së tij me rastin e 22-përvjetorit të martesës.

“22 vite të bukura sot”, shkruan ai teksa, ka publikuar edhe një foto ku shfaqen duart e bashkuara të tij dhe të bashkëshortes.