“20 vetë pengojnë qindra të tjerë për të ndjekur mësimin”, reagon ashpër pedagogu: Kjo është…


Olti Rrumbullaku, pedagog i Fakultetit Ekonomik në Tiranë, përmes një statusi në facebook ka reaguar a shpër ndaj protestës së dhu nshme të dhjetra studentëve, të cilat po pengojnë qindra të tjerë të zhvillojnë normalisht mësimin.

Ai shprehet se “Kjo nuk është protestë, kjo është dh unë ndaj arsimit”

Reagimi i plotë:

“E drejta e protestës nga rreth 20-30 vetë nuk duhet të pengojë të drejtën e mësimit nga qindra të tjerë

Unë nuk e di të ketë ndodhur herë tjetër në Shqipëri që studentët që duan mësim, të pengohen, të fotografohen dhe të kërc ënohen nga një grusht i vogël personash që më së paku mund të jenë studentë

Kjo nuk është protestë, kjo është dh unë ndaj arsimit”