18 vjeçari kursen çdo ditë nga 40 lekë për kostumin e maturës, në fund ndodh ngjarja emocionuese


Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve tregon një histori emocionuse.

Çumani rrëfen një ngjarje të ndodhur në qytetin e Tropojës, ku një djalë nga paratë që i jepnin prindërit për të blerë një byrek i ka mbledhur dhe me to do blente kostumin e mbrëmjes së Maturës.

“Këto janë kursimet e një djali 18 vjeçar banor i fshatit Shoshan me një bërthame familjare prej 6 antarësh që jetojne me ndihme ekonomike me 56 mije lek te vjetra ne muaj.

Cdo ditë familja i jep në shkollë 30 lek për të blerë një byrek, ndërsa ai i ka kursyr për të blerë kostumin e mbrëmjes së maturës.

Këtë ngjarje e pashë e ulur në cep te një lokali afër një dyqani kostumesh për meshkuj në qytetin e B.Currit, shitësja vetem për sakrificen e djalit i tha zgjedh cfarë të pëlqejë pavarsisht se sa para keni…u emocionova nga ky veprim ju afrova për ti thenë je shembull për shumë të rinjë.

Ndoshta pak por dua të ndihmoj edhe unë për shpenzimet. Më tha unë jam i varfër ekonomikisht por jo në shpirt”, shkruan Çumani.