16 Shkurt! A po përgatitet Sali Berisha për një ’21 Janar’ të dytë?


Ish-kryeministri Sali Berisha do të tentojë të krijojë destabiIitet më 16 shkurt, kur opozita do të organizojë protestën kundër qeverisë socialiste të Edi Ramës. Berisha e ka treguar herë pas here dëshirën e tij për të krijuar destabiIitet dhe trazira në vend, duke bërë madje dhe thirrje për Iuftë.

Ky skenar i fr ikshëm duket se po përgatitet në prapaskenë nga Sali Berisha, i cili ka tentuar gjithmonë në këto 28 vite të krijojë përpIasje, tr azira dhe Iuftë. Ky është shansi më i madh që Berisha të përdorë një skenar Iufte në rrugët e Tiranës, ku nuk përjashtohet një ’21 Janar’ i dytë i përgj akshëm.

Berisha ka përsëritur disa herë kohët e fundit thirrjen për ar matosjen e popullit, duke iu kërkuar shqiptarëve nga foltorja e Kuvendit të kapin ar mët dhe të dalin në rrugë. Ndaj dhe në fshehtësi, ai mund të jetë duke përgatitur një skenar të përgj akshëm për të bërë përgjegjës më pas Edi Ramën. Kjo është lënë të kuptohet edhe në mesazhin e fundit të Berishës, ku kërc ënonte Ramën se nuk do t’i shpëtojë 16 shkurtit.

“Me kete rast dua ti them Edvinit, pregatitu se as diar eja nga pasgoja jote e ndyre, as ekskrementet, as dhe feIIiqesite e argateve nuk te shpetojne nga verdikti i 16 shkurtit. Urre jtja e qytetareve ndaj teje do te shnderrohet ne fuqi nukl eare dhe mjere ti. Fatl i Maduros te pret!”, shkruante Berisha në rrjetet sociale.

Kërc ënimet e tij të herëpas’hershme dhe thirrjet e shumta për ar matosjen e popullit mund të konkretizohen në protestën opozitare të 16 shkurtit. Një ’21 Janar’ i dytë, që do të mbante sërish emrin e Sali Berishës, do t’i jepte god itjen e madhe Shqipërisë, e cila ndodhet një hap larg familjes evropiane. Për këtë arsye, drejtësia e re duhet të veprojë me shpejtësi të madhe dhe të shka tërrojë këtë ‘bandë’ politike, para se ata të shka tërrojnë Shqipërinë!