11-vjeçarja përdhunohet dhe vritet, autori feston


Një 11-vjeçare u përdhunua dhe u vra gjatë një dasme, ndërsa pas krimit vrasësi shkoi në festime i mbuluar nga njollat e gjakut. I dyshuar është 24-vjeçari Uttam Sahu. Krimi ka ndodhur në rrethin indian të Kabirdham në Chhattisgarh.

Pas premtimit për t’i dhënë asaj një pije të ftohtë, ai e dërgoi rreth 1.5 km larg në një vend të errët dhe të shkretë pranë një lumi ku e përdhunoi dhe e goditi për vdekje. Por ai u kthye në dasëm sikur asgjë të mos kishte ndodhur me gjakun e saj të freskët në këmishë.

Protestat në qytete anembanë Indisë janë mbajtur këtë muaj. Demonstruesit kërkojnë veprim kundër përdhunuesve dhe dhunës kundër grave. Tubimet erdhën pasi pak ditë më parë u rrëmbye Asifa Bano, nxënëse tetë vjeçare, nga një bandë e drejtuar nga një ish-zyrtar.

Vajza u përdhunua për tri ditë, u mbajt pa ngrënë në një tempull dhe më pas u qëllua për vdekje me një gur.