10 Filma që Duhet t’i Shihni të Paktën 1 Herë në Jetë!


Mes filmave të publikuar rishtazi, ka mjaft pak që i tejkalojnë pritshmëritë tona.

Nëse doni të shihni një film të mrekullueshëm që është jo vetëm komercialisht i suksesshëm, por që gjithashtu do të arrijë t’ju përcjellë një lidhje emocionale, hidhini një sy listës së mëposhtme.

Café Society

Legjendari Woody Allen vazhdimisht vazhdon të publikojë një film në vit.

Këtë herë është një histori nga vitet 1930. Një i ri (Jesse Eisenberg) po përpiqet të pushtojë Hollywoodin.

Ai bie në dashuri dhe bie në epiqendrën e jetës mondane. Mund të dallohet lehtësisht stili i Woody Allen: humor të lehtë, një pamje të sofistikuar, pak ndjenjë dhe kompozime muzikore plot emocion.

The Nice Guys

Janë vitet 1970. Investiguesi i licensuar privat Holland March dhe investiguesi tjetër privat me shumë pak eksperiencë Jackson Healey duhet të bashkojnë përpjekjet e tyre për të zgjidhur rastin e një vajze të zh dukur.

Megjithatë, ata papritur përfshihen në diçka që duket si kr imi i shekullit.

Filmi ka disa veçori të vërtetë të mrekullueshme: ambienti misterioz, dueti i shkëlqyer Crow-Gosling, një ndjenjë e mrekullueshme humori dhe një histori intriguese.

Nuk ka dyshim se kjo komedi kriminale ishte një nga filmat më të mirë të vitit 2016, dhe që patjetër ia vlen ta shohësh.

Swiss A rmy Man

Heroi kryesor, Hank, e gjen veten në një ishull të shkretë. Ai po humb shpresën për t’u larguar kur papritmas fati i buzëqesh dhe ai gjen tr upin e një të riu me emrin Manny.

Manny e ndihmon Hank për të mbijetuar dhe të rifitojë sërish jetën e tij.

Mund të thuhet se ngjarjet e filmit janë me të vërtetë të çmendura. Ndoshta, por rrëfimi është me të vërtetë i mençur me një ide themelore filozofike.

Vlen të shohësh rezultatin dhe aktrimin brilant të Daniel Radcliffe, i cili luan ku fomën.

Race

Bazuar në ngjarje të vërteta, kjo është historia e atletit legjendar afriko-amerikan Jesse Owens, perspektiva e pabesueshme e të cilit e solli atë në skenën botërore të Olimpiadës së 1936-ës në Berlinin nazist.

Përkundër vështirësive, ai arriti t’i provojë gjithë botës se sporti ishte më i lartë se çdo paragjykim. Me shembullin e tij heroik, ai sfidoi regjimin më të tm errshëm të shekullit të kaluar.

Një dramë sportive që nuk do t’ju lërë indiferent.

A Man Called Ove

Ky film është një sukses absolut suedez, bazuar në librin më të shitur.

Ove është një i moshuar i çuditshëm, gërnjar dhe i mërzitshëm që ndjek çdo rregull në mënyrë strikte dhe i detyron të gjithë përreth të ndjekin shembullin e tij.

Në realitet, ai e humb gruan e tij dhe dëshiron në mënyrë të dëshpëruar të bashkohet me të në Qiell. Por si mund ta bëjë këtë nëse një familje e zhurmshme ndërkombëtare jeton afër tij?

Sing Street

Ky është një tjetër film nostalgjik. Këtë herë ngjarjet ndodhin në vitet ’80.

Problemet familjare të Conor janë mjaft të tensionuara dhe prindërit e tij vendosin ta transferojnë atë në një shkollë publike.

Për t’i bërë përshtypje vajzës misterioze që ai pëlqen, Conor vendos të nisë një grup roku. Ky film ka të bëjë me dashurinë e parë, rritjen, pasionin për liri dhe natyrisht muzikën.

Demolition

Davis po kalon një tr agjedi të tm errshme: gruaja e tij është zh dukur në një ak sident me makinë.

Është e çuditshme, por ai nuk mund të ndiejë gjë përveçse një dëshirë të madhe për prishjen e çdo gjëje, duke përfshirë edhe shtëpinë e tij.

Kjo është një histori shumështresore, e cila kombinon zhanre të ndryshme. Regjisori dhe kasti kanë bërë një punë të madhe për përkthimin e këtij mesazhi të ndërlikuar emocional.

Captain Fantastic

Ben është babai i një familje shumë të pazakontë. Ata jetojnë larg qytetërimit dhe ai është i përkushtuar për rritjen e 6 fëmijëve të tij me një edukim të rreptë fizik dhe intelektual, duke përfshirë disiplina të tilla si matematika, letërsia dhe filozofia.

Një tr agjedi familjare i detyron ata të lëvizin në të gjithë vendin dhe babain e mundon një pyetje: çfarë do të ndodhë me këta fëmijë që kurrë më parë nuk kanë hasur në qytetërim?

Kjo është një dramë shumë e mençur dhe filozofike rreth problemeve familjare dhe rritjes së fëmijëve.

Flight Crew

Ky është një film rus mbi një pilot të ri dhe të talentuar, Alexey Gushchin (i luajtur nga aktori Danila Kozlovsky), i cili është fjalë për fjalë i fiksuar nga qielli dhe fluturimit.

Por jeta i sjell atij një provë të vështirë kur ai duhet të rre zikojë jetën e tij për të shpëtuar qindra të tjerë.

Filmi ju mban pezull nga fillimi deri në fund dhe ju bën të ndjeni emocionet e  personazheve. Një film i shkëlqyer.

Zootopia

Ky film i animuar është aq i mirë sa nuk mund ta linim pa e përfshirë në listë. Zootopia është një metropol me të gjitha llojet e kafshëve si qytetarë të saj.

Oficer i ri i policisë Judy, një lepur dhe Nick, një dhelpër, po përpiqen të zgjidhin një rast që kërcënon të gjithë qytetin.

Me këtë film, ju mund të qeshni dhe të qani dhe të shqetësoheni së bashku me personazhet. Historia jep disa mësime për jeten dhe do të adhurohet si nga fëmijët ashtu edhe nga të rriturit.