​“Politika gjermane s’ka më besim tek Rama, në janar mund të ndodhë përmbysja”


Brukseli e në veçanti politika gjermane nuk kanë më besim tek qeveria e Ramës, e kësisoj Shqipëria rre zikon që të mos hapë negocitatat me BE-në pikërisht për shkak të besueshmërisë së ulët të qeverisë.

Ky është konkluzioni i avokatit Spartak Ngjela. Avokati shkruan në rrjetin social se arsyeja e mosbesimit është e thjeshtë dhe e njëjtë për të gjitha qeveritë e tjera shqiptare, korr upsioni. Gjermania s’mund të besojë më tek një kryeministër i korr uptuar që po sillet njësoj si Berisha, shkruan Ngjela.

Sipas avokatit shpresa tashmë është tek studentët dhe tek institucionet e reja në drejtësi, dy elementë të cilët vijnë vitin e ardhshëm për të rrëzuar qeverinë.

Per me tepër lexoni statusin e Ngjeles:

Tani është thuajse e sigurt: Brukseli, duke folur nëpërmjet politikës gjermane dhe të disa politikave të tjera të vendeve të Bashkimit Europian, shprehet se me këtë qeveri nuk mund të hapen negociatat me Bashkimin Europian.

Korr upsioni Berisha nuk u lu ftua, sepse qeveria Rama pranoi ushqimin e tij, por tani në favor të vet. Domethënë korr upsioni vazhdon.

Politika gjermane nuk ka më besim te kjo qeveri.

Pse gjithë kjo go ditje.?

Korr upsioni është kryesori, pastaj vijnë dhe gjendja e mjerë e paaftësisë politike të qeverisë për moskryerjen e reformave dhe ngadalësimin deri në zero të ristrukturimit demokratik të sistemit politik aktual.

Por ka një gjë që është esenciale: e gjithë kjo gjendje është pasojë direkte e korr upsionit qeveritar.

E shihni se në çfarë gjendje është sot Shqipëria dhe shqiptatet? Një tufë ha jdutësh që duan ende të gra bisin shqiptarët dhe shtetin e tyre, për të garantuar fitimet e paligjshme, penalizojë me varfëri dhe me humbje shprese të gjithë shoqërinë shqiptare.

Ky është një tu rp historike i cili nuk ka shembull në asnjë vend europian.

Dhe pyetja është kjo: tani që shqiptarët do ta marrin vesh arsyen e vërtetë të varfërisë së tyre, ende do ta mbajnë një qeveri abu zuese?

Njëzet vjet korr upsion. Studentët duket se janë e vetmja shpresë. Por, a do të dalin ata masivisht në janar edhe me fotot e kryqëzuara të Ramës Berishës, Metës dhe Bashës?

Mendoj se po. Koha ka ardhur. Studentët dhe SPAK mendohet se do ta çlirojnë Shqipërinë e zënë rob nga korr upsioni. Dhe do ta çlirojnë…